UBT News

Zemaj: Ndërtimi i Spitalit në Ferizaj mbetet prioritet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se çështja e ndërimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundojë ndërtimi i tij.

“Tashmë punimet për ndërtimin e spitalit po vazhdojnë. Bashkë me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve. Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për Spitalin në Ferizaj. Ne po bëjmë maksimumin në këtë drejtim, krahas rritjes së kapaciteteve testuese dhe furnizimet me barna”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më…

Posted by Armend Zemaj on Friday, December 18, 2020

Exit mobile version