UBT News

Zemaj me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës diskutojnë për shërbimin shëndetësor në burgje

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, me të cilin diskutuan për shërbimin shëndetësor në burgje si dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve.

Zemaj u shpreh se MSH-ja është në fazën e rishikimit të Ligjit për Shëndetin mendor.

“Në takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, diskutuam për shërbimin shëndetësor në burgje si dhe ngitjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendet ku personat mbahen pa vullnetin e tyre. Ministria e Shëndetësisë është në fazën e rishikimit të Ligjit për Shëndetin mendor dhe akteve përcjellëse duke qenë se ky ligj ka qenë vështirë i zbatueshëm.Bashkpunimi dhe rekomandimet nga ana e Këshillit të Evropës, janë të mirëseardhura për të ngritur cilësinë e përkujdesjes shëndetësore për personat që mbahen në institucionet shëndetësore apo korrektuese.”, shkroi mes tjerash Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version