UBT News

Zemaj: Masat e reja nuk janë bllokim i shtetit, por kontrollim i lëvizjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas vendimit për masat e reja, theksoi se nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet.

I pari i Shëndetësisë në një shkrim në Facebook u shpreh se për shkak të shtrirjes së madhe të virusit në Kosovë, janë detyruar të ndërmarrin masa të reja antiCOVID.

“Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtime.Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!Obligohet Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet të bëjë kontrolle rigoroze në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version