Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas vendimit për masat e reja, ka kërkuar nga qytetarët respektimin e tyre me rigorozitet.
Me një shkrim në Facebook, Zemaj u shpreh se respektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti Covid dhe kujdesi, është rruga e suksesit.
“Pas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe takimit të djeshëm të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë, në koordinim me kryeministrin, z. Avdullah Hoti dhe konsultimeve të vazhdueshme me Bordin Këshillëdhënës, Qeveria në mbledhjen e sotme virtuale, ka votuar pro masave të reja, për menaxhimin e mëtejmë të pandemisë”, shkroi mes tjerash Zemaj në Facebook.
Masat e reja hyjnë sot në fuqi./UBTNews