Deputeti i Lidhjes Demoktratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe nuk respekton vendimet e këtij institucioni.
“Ky ngërç politik është fatkeqësi për Kosovën. Vetëvendosje s’e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe s’i respekton vendimet. E njeh vetëm egon dhe dashurinë e madhe për pushtetin. Kosova po humb shumë”, tha Zemaj.
Armend Zemaj akuzoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për keqpërdorim të takimeve me liderë politikë, duke shtuar se i njëjti model mund të përsëritet edhe në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
”Takimi i ftuar ka qenë sa për sy e faqe, ndaj kështu edhe mund të keqpërdoret nga i pari edhe në takimet me presidenten e vendit. Nëse ata kanë vota tinëzare të deputetëve serbë, edhe ata mund ta thonë haptaz dhe të përballen me elektoratin dhe të kaluarën e tyre”, theksoi Zemaj.