Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se Albin Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
“Janë deklarata dëshirore të zotit Kurti pa dashur që të përballet me realitetin. Kjo është logjika e Vetëvendosjes: imponimi, diktati ashtu siç funksionojnë brenda partisë së tyre. Mendojnë që duhet edhe subjektet politike t’i nënshtrohen. Kjo është e papranueshme. Nuk jemi për dëshira personale këtu. Jemi për t’u shërbyer qytetarëve dhe për formimin e institucioneve. Nuk ka pritshmëri. Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja”, tha Zemaj.