Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mirëpritur kthimin e specialistit të kardiologjisë, Raif Çavollit, në shëndetësinë publike të Kosovës. Zemaj dhe Çavolli sot në një takim kanë diskutuar për kushtet dhe ambientin miqësor që po krijohet për profesionistët shëndetësorë.
“Kthimi i kuadrove profesionale në shëndetësinë publike dhe gatishmëria e tyre për t’iu bashkuar kolegëve në Repartin e Kardiologjisë në QKUK, është e mirëseardhur.Ph. Dc. Prof. Raif Çavolli duhet të shërbej si ogur i mirë edhe për kolegët tjerë të tij që t’i bashkohen shëndetësisë publike. Bashkë me Prof. Çavollin biseduam se si po krijohen kushtet dhe ambienti miqësor për profesionistët shëndetësorë.Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews