Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u takua sot me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ku u bisedua rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve.
Ministria Zemaj theksoi se zgjedhjet duhet të mbahen më ndryshe sesa herët e kaluara për shkak të situatës aktuale me COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë konsideron se duhet të ndalohen të gjitha tubimet politike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK-së dhe MSH-së.
“Sipas gjendjes aktuale, konsiderojmë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK dhe MSH. Prioriteti ynë është̈ shëndeti i qytetarëve edhe në kohë zgjedhjesh, andaj të gjithë̈ duhet të respektojmë̈ masat dhe të mobilizohemi në parandalimin e përhapjes së pandemisë̈ Covid-19”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews