UBT News

Zemaj kërkon shtim të kontrollit në pikat kufitare pas rritjes së rasteve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se pas shtimit të rasteve me COVID-19 në vend dhe shtetet fqinje, duhet të ketë shtim të kontrollit në pikat kufitare.

Zemaj dje qëndroi në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër se sa po respektohen masat antiCOVID-19.

“Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit.”, shkroi mes tjerash Zemaj në Facebook./UBTNews

Exit mobile version