Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar sot se Kosova është në një situatë stabile sa i përket pandemisë, megjithëkëtë konsideron se nuk duhet të anashkalohen masat.
Zemaj në një konferencë për media u shpreh se i kanë bërë përgatitjet e duhura në rast të përkeqësimit të situatës.
“Përgatitjet janë evidente, kjo kohë dhe ky presion që ishte i tepërt gjatë muajve të kaluar, po na jep mundësi të përgatitemi në dy aspekte: Infrastrukturë si dhe kapacitetet humane, por mbi të gjitha përgatitja për testime, barëra, si dhe të gjitha të tjerat.”, deklaroi Zemaj mes tjerash./UBTNews