Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka vizituar shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë. Zemaj u shpreh i shqetësuar me grumbullimin e prindërve në oborret e shkollave, të cilët po i përcjellin nxënësit në shkolla.
Zemaj ka një lutje për prindërit që të mos grumbullohen në oborre të shkollave dhe kërkoi të respektohen rregullat anti Covid.
“Lus prindërit që mos të shkaktojnë grumbullime në oborre të shkollave dhe i inkurajoj ata për kujdes të shtuar. Do të jemi çdo ditë në teren, pa paralajmërim në shkolla dhe institucione të ndryshme për të parë se si zbatohen masat anti Covid. Respektimi i rregullave anti Covid, do të sjell sukses edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe arsimtarët!”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews