UBT News

Zemaj: Gjatë ditëve në vijim do të ketë rekrutim të stafit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të ketë rekrutim të stafit shëndetësor në përballje me pandeminë COVID-19. Këtë e ka konfirmuar pas takimit me ushtruesin e detyrës së drejtorit të SSHKUK-së, Valbon Krasniqi dhe me drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha, ku u bisedua rreth përgatitjeve për më tutje.

“Bashkë me ushtruesin e detyrës të drejtorit të SSHKUK-së, dr.Valbon Krasniqi dhe me drejtoreshën e Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha por edhe me stafin menaxhues, biseduam si të ecim tutje, në mënyrë që rrjedha e pandemisë në ditët dhe muajt në vijim mos të na zë të pa përgatitur.Duke inkurajuar personelin shëndetësorë në përgjithësi por të Klinikës Infektive në veçanti dhe me qëllim të përforcimit të kapaciteteve profesionale, përveç stafit aktual ditëve në vijim një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësorë që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar.”, shkroi ai mes tjerash.

Ministri Zemaj u zotua se do të jetë afër mantelbardhëve.

“Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë, vlen të ceket se u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësor dhe për tre muaj, po që përkrahja financiare për mantil bardhët do të vazhdoj edhe në muajt e ardhshëm.Falënderoj personelin mjekësor për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë gjithë kohës.”, shkroi ai./UBTNews

Exit mobile version