UBT News

​Zemaj fton Kurtin në seancë të sqarohet për buxhetin e vitit 2025

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti do duhej të merrte pjesë në seancën e sotme dhe të tregojë nëse qëllimi tij është të krijojë krizë financiare me buxhetin vjetor të vendit, duke krijuar shkelje të tij.

Të enjten ku po mbahet seanca në të cilën do të votohet në lexim të dytë për buxhetin për vitin 2025, Zemaj ka thënë se nëse qëllimi i kryeministrit Kurti është të bëjë shkelje kushtetuese brenda këtij projektligji, do duhej të kundërshtohet nga të gjithë deputetet pa dallim.

“Mendoj se kryeministri duhet sot këtu të paraqitet në këtë seancë dhe ta thotë qartazi, nëse është qëllimi për të krijuar krizë financiare me buxhetin vjetor të Republikës së Kosovës. Duke krijuar precedent të shkeljeve kushtetuese brenda këtij projektligji, atëherë duhet të thotë dhe të del të deklarojë qëllimin e tij, i cili qëllim duhet të kundërshtohet nga të gjithë deputetet këtu pa përjashtim, jo vetëm nga LDK. Sepse dokumentet bazë edhe ato të cilat vinë nga zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës që duhej të ishin parim thelbësor, përmbajtjesor dhe i punës së komisionit në formulimin e asaj që quhet drejtësi juridike brenda e kësaj, duhet të jetë shumë e qartë, tepër koncize dhe kjo mos të lejohet”,ka thënë Zemaj.

Exit mobile version