UBT News

Zemaj: Falë donatorëve, s’kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit sa i përket menaxhimit të pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë. Kështu deklaroi ai në takimin e rregullt javor me donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai u shpreh se që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë nuk ka shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit sa i përket menaxhimit të pandemisë, kjo falë ndihmës që ka marrë nga donatorët.

“Që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve.

Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version