Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se duhet të vazhdohen masat rigoroze antiCOVID përmes kategorizimit të komunave.
Në mbledhjen e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të pandemisë COVID-19, ai deklaroi se zbatimi i masave duhet të mbikëqyret nga Inspektorati.
“Bazuar në situatën dhe me të njëjtat standarte duhet të vazhdohen masat rigoroze, por edhe përkufizimi i lëvizjes duke i klasifikuar sipas tri kategorive. Duhet të vazhdoj zbatimi i vendimeve të Qeverisë me kontroll rigoroz nga inspektorati, dhe të ketë kufizime në të gjitha degët e ekonomisë ku ka grumbullim të njerërzve. Ne do të kërkojmë raporte edhe nga policia”, ka thënë ai.
Zemaj ka bërë thirrje që të respektohen masat nga institucionet publike dhe private./UBTNews