Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim virtual me kryetarët e komunave ku u bisedua rreth situatës epidemiologjike, dhe rreth koordinimit të mëtejmë për respektimin e masave kundër virusit COVID-19.
Zemaj tha se do të vazhdojnë me vendime operacionale për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.
“Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm.Kërkesat dhe rekomandimet do të jenë në funksion të luftës efikase kundër virusit Covid 19”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews