Në Ditën Botërore të Anesteziologëve, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur takim me anesteziologë.
Ministri Zemaj u zotua se do të angazhohen 40 specializantë të anesteziologjisë, që do të jenë në shërbim të pacientëve.
“Aktualisht ne pas shumë përpjekjeve me sukses kemi rritur kapacitetet teknologjike në klinikat tona spitalore duke shtuar numrin e respiratorëve. Po ashtu e kemi shtuar edhe numrin e mjekëve. Në konkursin e fundit që e kemi shpallur për shkollim specialistik fillimisht ishte planifikuar të angazhoheshin 26 mjekë. Mirëpo, me rritjen e nevojës është vendosur të angazhohen 40 specializantë të anesteziologjisë, që do të jenë në shërbime të pacientëve.Jashtëzakonisht falënderues për punën shumë të ndjeshme të anesteziologëve, apo ndryshe siç quhen ringjallesit, të cilët janë përgjegjës për jetën dhe shëndetin e pacientit, që gjatë operacioneve administrojnë sasinë e saktë të anestezisë, monitorojnë shenjat jetësore të pacientit, e në këtë mënyrë mundësojnë operacione pa dhimbje.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews