Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim Abebayehu Assefa Mengistu, koordinator për Ballkanin dhe Moldavinë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, me të cilët ka biseduar rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe në rajonin e Ballkanit.
Zemaj deklaroi se me OBSH-në dhe partnerët tjerë po mundohen për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.
“OBSh mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe dhe asistuar si në përgatitjen e “Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, me donacione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe aparaturën për RT-PCR, të sjellë së fundi me çka IKSHPK-së i janë shtuar kapacitet për testime molekulare për Covid-19.Me OBSh-në dhe partnerët tjerë po zhvillojmë aleanca edhe për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19, kur të njëjtat të jenë aprovuar për përdorim.Shpreha falënderimin tim për përkrahjen e rëndësishme që OBSh po i ofron Kosovës, ndërsa z. Abebayehu Assefa Mengistu, e vlerësoi lartë menaxhimin e pandemisë në Kosovë.”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews