UBT News

Zemaj dhe Mustafa diskutuan për situatën epidemiologjike me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u takua sot me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, me të cilin ka diskutuar për prioritetet dhe punën që po bëhet në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë.

Zemaj me anë të një shkrimi në Facebook theksoi se u bisedua edhe për situatën epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë.

“Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim.”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version