Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u takua sot me kryeministrin Avdullah Hoti, ministrat, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet, ku u analizua situata epidemiologjike në vend dhe u dakorduan për vendimet për festat e fundvitit.
“Duke i falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e pareshtur gjatë gjithë kohës, është më se e domosdoshme që ky bashkëpunime dhe bashkërendim i veprimeve të vazhdojë edhe më tej dhe secili në përgjegjësinë e vetë t’i zbatojë detyrat me rigorozitet. Nga sot, pjesë e aktiviteteve tona, do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave antiCOVID”, shkroi Zemaj në Facebook./UBTNews