Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Danimarka do të dhurojë 250 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca për Kosovën.
“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Zemaj ka thënë se miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme.