UBT News

Zemaj: Çdokush që e ka nis luftën kundër aparatit shtetëror të okupimit serb e ka nis përmes LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme që do të mbahen me 28 dhjetor.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj tha se pjesëmarrja e mërgatës në procesin e votimit është legjitimim dhe forcim i demokracisë në vend.

Mërgata e Kosovës ka qenë gjithmonë shtylla e proceseve shtet-ndërtuese. Në ditët më të vështira mërgata ishte krah nesh, në momentet më vendimtare ishte zëri i arsyeshëm dhe i vendosur për të mirën e vendit tonë. Ne i bëjmë thirrje mërgatës të jenë pjesë e këtij procesi jetik. LDK do të mbrojë çdo ditë të drejtën e mërgatës për t’u regjistruar për të votuar dhe për t’u trajtuar me dinjitet që ata e meritojnë. Asnjë pengesë politike asnjë tendencë për bllokadë dhe asnjë vijë partie nuk mund ta ndalë të drejtën demokratike të mërgatës sonë dhe integritetin e votës së tyre. Jemi të bindur që me pjesëmarrjen e mërgatës ky proces do të jetë më i fortë më legjitim dhe më përfaqësues për të gjithë qytetarët të Republikës së Kosovës“, tha Zemaj.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se Lëvizja Vetëvendosje ka shfaqur nga fillimi tendencën për siç thotë ai kapjen e bordit të televizionit publik.

Tash 5 vite po bëhen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e cila nga dita e parë e marrjes së mandatit në Kuvendin e Kosovës ka shpërfaqur hapur tendencën për kapjen e bordit të RTK gjë të cilën e ka arrit me shumicë votash dhe përmes bordit ka vendos njerëz që janë militantë të LVV dhe sot po udhëheqin RTK-në. Kjo ka qenë fatkeqësi edhe për televizionin publik edhe për redaksinë editoriale të cilën në vazhdimësi është kritikuar përmes lajmeve të porositura dhe të njëanshme“.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është baza themelore e shtetit pasi sipas tij aktivitetet kundër okupimit serb kanë nisur përmes LDK-së.

LDK mund ta them me përgjegjësi të plotë, është baza themelore e shtetit dhe demokracisë në këtë vend, nga viti 1989 e deri më sot. Çdokush që e ka nis luftën kundër aparatit shtetëror të okupimit serb e ka nis përmes LDK, dikush përmes forumit të rinisë dikush përmes luftës çlirimtare dhe dikush pas shtet-ndërtimit apo edhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, tha Zemaj.

Kujtojmë se sot ka nisur regjistrimi i votuesve jashtë vendit të qytetarëve të Kosovës./KP

Exit mobile version