Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se i kanë siguruar 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal. Sipas Zemajt, këto vaksina do të arrijnë brenda ditësh në Kosovë.
“Sa i përket vaksinës për gripin sezonal, përmes blerjes përmes UNICEF-it i kemi siguruar deri më tani 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal, që paraqet rritje prej 60 për qind krahasuar me sasitë e këtyre vaksinave nga viti i kaluar. Vaksinat janë blerë nga ministria e Shëndetësisë, ndërsa UNICEF ka kryer pjesën e prokurimit dhe pjesën logjistike. Vaksinat janë katër valente që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë. Pjesa shtesë do të sigurohen edhe 55 mijë e 500 vaksina të së njëjtës cilësi. Vaksinat sipas njoftimet zyrtare nga UNICEF do të arrijnë në Kosovë brenda ditësh dhe do të shpërndahen brenda muajit nëntor”, deklaroi Zemaj në debatin parlamentar lidhur me pandeminë COVID-19./UBTNews