UBT News

Zemaj: 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj e të ulemi të punojmë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj u shpreh se këto dy vite do të donin t’i harronin por është e pamundur për shkak të problemeve të shumta në shëndetësi.

Ish ministri i shëndetësisë tha se gjatë këtyre dy viteve evidente ka qenë mungesa e barnave të listës esenciale, lista e pritjes e ikja e profesionistëve shëndetësor.

Zemaj po ashtu tha se asnjë ligj bazik nuk ka ardhur për dy vite dhe jemi duke hyrë në muajin e tretë dhe nuk e dimë se si është gjendja. Nuk po kemi material të shqyrtojmë më dhe është e pafalshme që nëse kemi 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj dhe të ulemi të punojmë.

Ndërsa, u interesua të di se a po funksionin Komisioni ekzekutiv për shëndetësi dhe a i janë bartur Vitisë kompetencat.

“A ti ka bartur ato kompetencat që ti ka bardit a po funksion ai komision dhe na është dukur i pak paarsyeshëm dhe banale në këtë komision të raportoj duke anashkaluar ministrinë?”, tha ai.

Vitia u shpreh se me shumë gjëra që theksoi Zemaj, pajtohet.

Ndërsa, sa i takon krijimit të Komisionit Ekzekutiv për shëndetësi, Vitia tha se kryeministri Kurti me këtë komision ka dashur të tregoj se shëndetësia është prioritet i kësaj qeverie.

Lidhur me punën e tij në sektorin privat, Vitia tha se lënda e tij është dërguar në agjencinë kundër korrupsion dhe këtë javë ka marrë informacioneve se nuk është gjetur asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicionin e tij, madje paralajmëroi padi për ata që kanë shpifur karshi tij.

“Kur kërkesa është e madhe dhe oferta e vogël ndodh kjo, po bëhen oferta shumë joshëse”, tha ai për ikjen e mjekëve.

Exit mobile version