Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka autorizuar lirimin e të dënuarve me përvojë luftarake për të ndihmuar në luftimin e pushtuesve rusë, përcjell UBT News.
Duke folur në një adresim të ri të publikuar në ditën e pestë të luftës në shkallë të plotë me Rusinë, Zelenskyy tha të hënën se vendimi “nuk ishte i lehtë nga pikëpamja morale”, por ishte i justifikuar nga këndvështrimi për të mbrojtur vendin e tij të shkatërruar nga lufta.
Ai u bëri thirrje gjithashtu ushtarëve rusë që të linin armët, duke pretenduar se më shumë se 4,500 trupa prej tyre tashmë ishin vrarë, transmeton UBT News/
“Braktisni pajisjet tuaja. Ikni nga këtu. Mos u besoni komandantëve tuaj. Mos u besoni propagandistëve tuaj. Thjesht shpëtoni jetët tuaja”, tha Zelenskyy.
Forcat ukrainase, të mbështetura nga armët perëndimore, kanë arritur të ngadalësojnë përparimin e ushtrisë ruse. Zelenskyy tha se 16 fëmijë kishin vdekur gjatë katër ditëve të para të sulmit të Moskës dhe 45 të tjerë u plagosën.
Michelle Bachelet, shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, tha të hënën se të paktën 102 civilë, përfshirë shtatë fëmijë, ishin vrarë, por paralajmëroi se shifrat reale ishin ndoshta shumë më të larta./UBTNews/