Presidenti i Ukrainës u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të miratojnë një pako të gjashtë të propozuar të sanksioneve kundër Rusisë, e cila përfshin një embargo ndaj importeve të naftës nga vendi.
“Tani do të miratohet pako e gjashtë e sanksioneve, dhe sigurisht që është një pako që ne kemi nevojë, dhe gjithashtu nevojiten sanksione energjetike”, tha Zelenskyy në parlamentin e Sllovakisë në një video-adresim.
Propozimet e BE-së janë ende duke u shqyrtuar nga shtetet e saj anëtare./UBTNews/