UBT News

Zelenskyy gati të bisedojë me Putinin pa “ultimatume”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se është i gatshëm të zhvillojë bisedime ballë për ballë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të, pa ndërmjetës, me kusht dialogu, jo ultimatume”, tha ai për transmetuesin italian Rai 1 në një intervistë. Megjithatë, ai paralajmëroi se bisedimet “bëhen të ndërlikuara”.

“Kjo ndodh sepse çdo ditë qytetet e vogla po çokupohen dhe ne shohim gjurmët e ngacmimeve, torturave, ekzekutimeve të lëna nga ushtria ruse. Kjo është arsyeja pse mundësia e bisedimeve bëhet e ndërlikuar”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version