UBT News

Zelensky zotohet se Rusia do ndjejë pasojat pas sulmit në Donetsk

Të paktën 11 persona u vranë nga bombardimet ruse në Donetsk të shtunën, sipas guvernatorit rajonal, Vadym Filashkin.

Pesë fëmijë ishin midis të vdekurve dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin në rajonin lindor të Ukrainës, pjesërisht i pushtuar nga Rusia, raporton Euronews.

Shërbimet e urgjencës besojnë se numri i viktimave mund të rritet pasi rreth gjashtë persona të tjerë duket se janë nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar.

Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia duhet të ndjejë pasojat e çdo sulmi të tillë, duke shtuar se “asnjë sulm i tillë nuk do të kalojë pa pasoja”.

Granatimet goditën qytetin e Pokrovsk, rreth 50 km nga vija e frontit.

Para luftës, ajo kishte një popullsi prej 60 mijë banorësh. Nëntë persona u vranë dhe 82 u plagosën në gusht nga bombardimet ruse.

Exit mobile version