UBT News

Zelensky zotohet se nuk do të heqë dorë nga kundërsulmi ndaj ushtrisë ruse

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka premtuar se nuk do të ndalet fushata e Ukrainës për të rifituar territorin e humbur nga Rusia.

Premtimi erdhi pasi Mbretëria e Bashkuar tha se forcat ruse po shtonin bastisjet në infrastrukturën civile dhe një gjeneral i lartë i Shteteve të Bashkuara paralajmëroi se ishte e paqartë se si do të reagonte Moska ndaj pengesave të saj në fushën e betejës në Ukrainë.

Zelensky tha se forcat ukrainase do të vazhdojnë presionin ndaj Rusisë.

“Ndoshta për disa prej jush duket se pas një sërë fitoresh tani kemi një lloj qetësie”, tha ai në fjalimin e tij. “Por kjo nuk është qetësi. Kjo është përgatitje për serinë e radhës… sepse Ukraina duhet të jetë e lirë – e gjitha”.

Ushtria ukrainase tha se forcat e saj kishin zmbrapsur sulmet e trupave ruse në zonat e rajonit Kharkiv në lindje dhe Kherson në jug ku Ukraina nisi kundërofensiva këtë muaj, si dhe në pjesë të Donetskut fqinj. Ai tha se trupat ukrainase kishin avancuar në bregun lindor të lumit Oskil në rajonin e Kharkiv.

“Nga dje, Ukraina kontrollon bregun lindor”, thuhet në Telegram.

Serhiy Haidai, guvernatori i Luhansk, tha se kjo do të thotë se “de-okupimi” i rajonit të tij ishte “jo larg”.

Ndërsa predhat ruse goditën qytete gjatë fundjavës, ministria britanike e mbrojtjes paralajmëroi se Moska ka të ngjarë të rrisë sulmet ndaj objektivave civile ndërsa pëson disfata në fushën e betejës./UBTNews/

Exit mobile version