Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ra dakord të zëvendësojë ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, gjatë një telefonate të kohëve të fundit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, raportoi ”Financial Times”.
”Të dyja palët tani janë në bisedime për pasardhësit e mundshëm, të cilët do të kenë nevojë për miratimin nga të dy vendet”, tha gazeta britanike, duke cituar dy persona të njohur me çështjen.
Markarova, e cila ka shërbyer si ambasadore në Uashington që nga viti 2021, është kritikuar nga disa republikanë për lidhje shumë të ngushta me Partinë Demokrate.
Zëvendësimi i saj mund të jetë një përpjekje e Zelensky për të qetësuar Trump gjatë një kohe të ndjeshme për Ukrainën.
Javën e kaluar, Uashingtoni me dërgesat e armëve të miratuara më parë, ndërsa Rusia vazhdoi sulmet e rënda me raketa dhe dronë më shumë se tre vjet pas pushtimit të saj të plotë në Ukrainë.
Zelensky thuhet se planifikon të njoftojë zëvendësimin e Markarova javën e ardhshme si pjesë e një riorganizimi më të gjerë të kabinetit, sipas gazetës, e cila citoi burime të brendshme.
Presidenti ukrainas e ka riorganizuar kabinetin e tij disa herë që nga fillimi i luftës./atsh