Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vizituar trupat në vijën e frontit në lindje të Ukrainës në shënim të Ditës së Marinsave – një festë kombëtare vjetore për të festuar Marinën e Ukrainës.
Në një postim në faqen e presidencës thuhet se Zelensky vizitoi personelin e shërbimit në linjën e mbrojtjes Vuhledar-Maryinka në rajonin e Donetskut dhe u dha disa çmime shtetërore për guxim dhe trimëri.
“Çdo ditë në fushën e betejës, marinsat ukrainas dëshmojnë se janë një forcë e fuqishme që shkatërron armikun, çliron tokat ukrainase dhe kryen detyrat më të vështira në kushtet më të vështira”, tha Zelensky./UBTNews/