Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij, Olena, vizituan një memorial të ushtarëve në Ukrainë.
Dyshja vendosën lule të verdha dhe blu në Murin e Kujtesës së Mbrojtësve të rënë të Ukrainës në Kiev, për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit.
Në një videofjalim, Zelensky u zotua të “çlirojë” të gjitha territoret e Ukrainës të pushtuara nga Rusia pa “asnjë koncesion apo kompromis”.
“Nuk na intereson se çfarë ushtrie keni, ne na intereson vetëm për tokën tonë. Do të luftojmë deri në fund”, deklaroi ai./UBTNews/