UBT News

Zelensky vendos kurorë me lule në nderim të ushtarëve të vrarë gjatë luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vendosur një kurorë me lule në një memorial për mijëra ushtarët e vrarë në përballje me forcat ruse që nga viti 2014 e deri te lufta që po zhvillohet ende në Ukrainë.

Kurora u vendos për nder të Ditës së Mbrojtësve të Ukrainës, e cila u festua për herë të parë në vitin 2015.

“Në sheshin Mykhailivska në Kiev, në prani të një garde nderi, një kurorë me lule nga populli ukrainas u vendos në Murin e Kujtimit të Mbrojtësve të rënë të Ukrainës në luftën ruso-ukrainase”, thuhet në një deklaratë nga zyra e presidentit./UBTNews/

Exit mobile version