Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë për të rikuperuar humbjet ekonomike që u shkaktuan nga pushtimi rus.
Zelensky iu adresua liderëve të Bankës Botërore dhe FMN-së përmes një video të enjten.
“Trupat ruse po shkatërrojnë qëllimisht të gjitha objektet në vendin tonë që mund të ofrojnë një bazë ekonomike për jetën. Stacionet hekurudhore, magazinat ushqimore, fabrikat e furrave, terminalet e naftës, etj. Deri më tani, duke pasur parasysh rënien ekonomike, na duhen deri në 7 miliardë dollarë mbështetje financiare çdo muaj. Ukraina do të ketë nevojë për qindra miliarda dollarë për t’u rikuperuar nga kjo luftë”, deklaroi ai./UBTNews/