Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se të gjitha nivelet e qeverisë dhe autoritetet lokale po punojnë pa pushim për të shpëtuar sa më shumë njerëz që të munden nga zonat e përmbytura pas rënies katastrofike të digës në Ukrainë.
“Evakuimi po vazhdon. Kudo që mund t’i nxjerrim njerëzit nga zona e përmbytjeve, ne e bëjmë këtë. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, policia dhe ushtria po bëjnë një punë të shkëlqyer. Dua të falënderoj secilin prej jush që është përfshirë”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të enjten.
Të paktën 2 mijë e 339 njerëz, përfshirë 120 fëmijë, janë evakuuar nga zonat e përmbytura pas shembjes së digës Nova Kakhovka./UBTNews/