Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Moskën për përfundimin e luftës që do të lejonte trupat ruse të qëndrojnë në pjesët e okupuara aktualisht të Ukrainës.
Duke iu drejtuar Samitit të Këshillit Drejtues Ekzekutiv të Wall Street Journal në Londër nëpërmjet video-lidhjes, Zelensky tha se ai do të refuzonte çdo marrëveshje armëpushimi të propozuar që do të lejonte forcat ruse të mbeten në pozicionet e tyre aktuale, duke këmbëngulur se Kievi “nuk do të pranojë një konflikt të ngrirë”.
“Unë erdha në presidencë kur ishte Minsk-1, Minsk-2. Ka pasur dokumente që janë shkelur, ndaj mund të them që nuk ishin serioze. Megjithatë, kishte marrëveshje në letër. Ishte një konflikt i ngrirë. Unë jam kundër. Ne definitivisht nuk do të kemi një dokument të tillë”, tha Zelenskyy./UBTNews/