Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka arritur një pikë kthese dhe është në rrugën drejt fitores.
Gjatë një adresimi televiziv, ai tha: “Nuk është e mundur të thuhet se sa ditë do të na duhen për ta çliruar tokën tonë ukrainase. Por mund të themi se do ta arrijmë këtë për shkak se kemi arritur në një pikë kthese strategjikisht – ne jemi në rrugë drejt fitores”.
Kjo është një “luftë patriotike” kundër një “armiku të fortë dhe kokëfortë që nuk u kushton vëmendje mijëra ushtarëve të vet të vdekur”, thotë ai.
Ai përsëriti thirrjen e tij për Bashkimin Evropian që të bëjë më shumë për Ukrainën ndërsa Rusia zgjeron sulmin e saj, duke synuar qytete të reja brenda natës./UBTNews/