UBT News

Zelensky: Ukraina dhe SHBA-ja po negociojnë për ndihmën ushtarake amerikane

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës po vazhdojnë negociatat mbi ndihmën amerikane për Kievin – pas një njoftimi të Pentagonit për ndalimin e dërgesave të disa armëve amerikane që tashmë janë planifikuar të dërgohen.

Aktualisht, Kievi dhe Uashingtoni po përpunojnë të gjitha detajet e mbështetjes ushtarake – në nivel operacional, përfshirë mbrojtjen ajrore”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij dje në mbrëmje.

Në një mënyrë ose në një tjetër, ne duhet të sigurojmë mbrojtjen e popullit tonë”, tha ai.

Marrëveshjet për prodhimin e armëve po përgatiten gjithashtu me Danimarkën dhe partnerë të tjerë.

Ndalimi i dërgesave iu atribuua shqetësimeve mbi pakësimin e rezervave të armëve amerikane.

Ministria e Jashtme ukrainase thirri dje zëvendësambasadorin amerikan në Kiev, John Ginkel për të diskutuar rreth ngrirjes  së pjesshme të armëve, e cila ishte miratuar  gjatë  kohës së ish-presidentit, Joe Biden.

Gjatë bisedimeve në Kiev, zëvendësministrja e Jashtme Mariana Betsa theksoi rëndësinë e vazhdimit të dorëzimit të paketave mbrojtëse të premtuara më herët. /atsh

Exit mobile version