Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë do të takohen për të biseduar në kufirin bjellorus me Ukrainën, ka thënë zyra e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky të dielën.
Këto bisedime, të parat prej kur Rusia ka nisur pushtimin ndaj Ukrainës më 24 shkurt, do të mbahen pa parakushte dhe janë rezultat i një bisede telefonike në mes të Zelenskyt dhe presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë zyra e presidentit ukrainas, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
“Ne jemi pajtuar që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, afër Lumit Pripjat”, është thënë përmes një deklarate.
Zelensky ka thënë më herët se nuk do të takohet me delegacionin rus në territorin bjellorus, sepse pushtimi i Rusisë është nisur edhe nga pjesë të Bjellorusisë.
As Rusia, as Bjellorusia nuk kanë lëshuar deklarata për negociata eventuale./REL