UBT News

Zelensky u bën thirrje rusëve që të ‘ndalin’ Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje qytetarëve rusë ta ndalin presidentin e tyre, Vladimir Putin.

“Ju duhet ta ndalni presidentin tuaj, i cili e do luftën më shumë sesa jetën, jetën tuaj”, deklaroi presidenti ukrainas

Komentet e tij vijnë pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se katër rajone të Ukrainës – Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia – do t’i bashkohen Rusisë gjatë një ceremonie që do të mbahet të premten, ku Putin do të mbajë një fjalim./UBTNews/

Exit mobile version