Presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar publikisht për herë të parë, se trupat ukrainase po mbajnë pozicione brenda rajonit të Belgorodit, në Rusi.
“Ne vazhdojmë të kryejmë operacione aktive në zonat kufitare në territorin e armikut dhe kjo është absolutisht e drejtë. Lufta duhet të kthehet atje nga erdhi”, tha Zelensky në Kiev.
Zelensky tha gjithashtu se aktiviteti i trupave ukrainase ka vazhduar në rajonin, Kursk të Rusisë, ku u zhvilluan inkursionet për herë të parë – në fillim të gushtit.
Ai tha se operacionet brenda Rusisë synojnë të mbrojnë rajonet kufitare të Ukrainës, veçanërisht Kharkiv dhe Sumy.
Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga qeveria në Moskë se trupat ukrainase po veprojnë në Belgorod, por autoritetet lokale të Belgorodit e kanë pranuar aktivitetin ushtarak pasi disa pjesë të rajonit janë nën zjarr të vazhdueshëm nga trupat ukrainase.
Blogerët ushtarakë rusë raportuan kohët e fundit se trupat ruse kishin shkatërruar një nga digat e tyre pranë fshatit Popovka – vetëm disa qindra metra nga kufiri ukrainas – në një përpjekje të dukshme për të parandaluar avancimin e automjeteve të blinduara ukrainase.
Në rajonin fqinj Kursk, forcat ukrainase kontrolluan disa pjesë të territorit për disa muaj. Megjithatë trupat, që atëherë janë tërhequr nga pjesa më e madhe e Kurskut./ATSH/