Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se është krenar për vendin e tij, sic theksoi ai, për tre vjet të rezistencës dhe heroizmit të ukrainasve.
Ai shkroi sot, më 24 shkurt, kur po bëhen tre vjet prej kur Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës.
“Tre vjet rezistencë. Tre vjet mirënjohje. Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve. Unë jam krenar për Ukrainën! Falënderoj të gjithë ata që e mbrojnë dhe e mbështesin. Të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin dhe popullin tonë”, shkroi Zelensky në X.
Ukraina është në luftë prej 24 shkurtit të vitit 2022 – kur Rusia nisi agresionin.
Gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar shumë zona të Ukrainës si dhe kanë vdekur dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë.