UBT News

Zelensky thotë se zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se mund të jetë e mundur që zgjedhjet në Ukrainë të zhvillohen vitin e ardhshëm siç ishte planifikuar, por vendi do të ketë nevojë për mbështetje financiare për një iniciativë kaq komplekse gjatë kohës së luftës.

Në një intervistë për mediat lokale, Zelensky tha se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën zgjedhjet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne po mbrojmë demokracinë dhe tokën tonë. Kjo është arsyeja pse njerëzit po flasin [për zgjedhje]. Është proces politik. Nuk mund të ndalet”, deklaroi ai.

Me ligjin aktual ushtarak në Ukrainë, zgjedhjet nuk janë të mundshme. Por Zelensky tha: “Nëse deputetët e parlamentit janë gati, sepse ne duhet të ndryshojmë Kodin Zgjedhor, ne duhet ta bëjmë atë sa më shpejt”.

Zelensky tha se nuk do t’i marrë paratë e destinuara për armë për t’i shpenzuar për mbajtjen e zgjedhjeve dhe shpreson se SHBA dhe Evropa do të ofrojnë mbështetje financiare./UBTNews/

Exit mobile version