UBT News

Zelensky thotë se Ukraina u fokusua në rindërtim dhe rimëkëmbje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një fjalim drejtuar kombit të tij të shtunën tha se vendi është duke punuar për t’u rindërtuar dhe për t’u rikthyer në normalitet në zonat që nuk janë nën kontroll të forcave ruse.

Zelensky tha se 69% e vendbanimeve të pushtuara në Ukrainë sërish kanë “vetëqeverisje lokale të plotë”.

“Ne po bëjmë gjithçka për të kthyer jetën normale në pjesën e çliruar të Ukrainës sonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të shtunën mbrëma, duke shtuar se puna e zyrave humanitare tashmë ka filluar në 93% të vendbanimeve të çliruara.

“Ne po deminojmë në mënyrë aktive territorin e çliruar. Çdo ditë listës së atyre ku ka përfunduar çminimi i shtohen disa dhjetëra vendbanime”, tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se zyrtarët “po bëjnë gjithçka” për të rivendosur rrugët dhe aksesin në shërbimet mjekësore, arsimore dhe financiare./UBTNews/

Exit mobile version