UBT News

Zelensky thotë se tanket amerikane Abrams kanë mbërritur në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ushtria e tij ka pranuar tanket ushtarake amerikane Abrams, të cilat do të përforcojnë kundërofensivën e Kievit kundër trupave ruse.

“Lajme të mira nga ministri i Mbrojtjes, Umerov. Tanket Abrams janë në Ukrainë dhe do të fuqizojnë edhe më tej brigadat tona”, shkroi ai në Telegram.

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi gjatë udhëtimit të Zelenskyt në Uashington se tanket e para amerikane Abrams do të dërgoheshin në Ukrainë gjatë kësaj jave./UBTNews/

Exit mobile version