UBT News

Zelensky thotë se sovraniteti ukrainas shtrihet në “të gjithë territorin”

Përmes një mesazhi për të shënuar Ditën e Kushtetutës së Ukrainës të martën, presidenti Volodymyr Zelensky tha se sovraniteti ukrainas shtrihet në të gjithë territorin.

“Ne e mbrojmë Ukrainën, që është shtet sovran, i pavarur, demokratik, social dhe ligjor”, deklaroi ai.

“Zoti është në anën tonë dhe thotë se mbrojtja e shtëpisë suaj nga djalli nuk është mëkat. Mëkat është që të mos e mbroni”, deklaroi ai tutje.

Zelensky tha se Ukraina është një “shtet unitar” dhe “territori ynë brenda kufijve ekzistues është integral dhe i paprekshëm”./UBTNews/

Exit mobile version