Të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se situata në qytetin lindor të Bakhmutit është “më e rënda nga të gjitha zonat në Ukrainë”.
“Kjo zonë është më e vështira, më e rënda. Do ta përmendja edhe zonën e Vuhledarit. Në përgjithësi nuk është e lehtë për popullin tonë në lindje”, deklaroi Zelensky gjatë një konference për media në Kiev me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
“Kjo luftë është aq e kushtueshme për vendin tonë. Sidoqoftë, njerëzit janë të fortë, ata po mbrojnë dhe ata po rezistojnë”, tha presidenti ukrainas.
Ai shtoi se ky ka qenë viti më i vështirë në historinë e Ukrainës së pavarur./UBTNews/