UBT News

Zelensky thotë se sanksionet e BE-së duhet t’ia pamundësojnë Rusisë të rindërtojë aftësitë ushtarake

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të premten se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë duhet t’ia pamundësojnë asaj të rindërtojë aftësitë ushtarake.

“Ne jemi shumë të interesuar të sigurohemi që Rusia të dështojë gjatë prodhimit ushtarak. Sanksionet po e ngadalësojnë këtë proces. Ne e dimë saktësisht se sa raketa u ndërtuan atje para pushtimit në shkallë të plotë dhe çfarë po ndodh tani si rezultat i sanksioneve nga BE, SHBA, Britania dhe partnerët e tjerë. Prandaj, për ne është shumë e rëndësishme të sigurohemi që ata të mos kenë aftësinë për të anashkaluar sanksionet pasi ata shpesh ia dalin me ndihmën e disa vendeve të tjera”, tha Zelensky në një konferencë për media.

Zelensky foli së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilët udhëtuan për në Kiev për samitin BE-Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version