Rusia po përdor urinë si “armë” në Ukrainë, u tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ligjvënësve irlandezë të mërkurën, duke theksuar ndikimin e bllokadës ruse të eksporteve, përcjell UBT News.
Zelensky u tha ligjvënësve irlandezë se si forcat ruse kanë shënjestruar pajisjet bujqësore dhe fushat dhe kanë bllokuar eksportet që të largohen nga portet ukrainase.
“Pse po e bëjnë këtë? Sepse për ta armë është edhe uria. Armë kundër nesh njerëzve të thjeshtë, si instrument dominimi”.
“Ukraina është një nga vendet kryesore furnizuese me ushqime në botë… Kjo nuk ka të bëjë vetëm me deficitin dhe kërcënimin e urisë, urinë për më shumë se dhjetëra vende. Azinë dhe Afrikën. Por edhe më shumë sepse do të ketë mungesë e ushqimeve dhe çmimet do të rriten”, tha presidenti.
Zelensky renditi qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit si shembullin “më të keq” të krizës, duke theksuar gjendjen e rëndë të banorëve të qytetit.
“Kanë bllokuar hyrjen në tokë, në det. Po bllokojnë ngarkesën humanitare. Nuk po lejojnë të kalojë asgjë, as ujë dhe as ilaçe. Ndërsa binte borë njerëzit shkrinin borën për të marrë ujë. Tani as këtë nuk e kanë”, vazhdoi ai./UBTNews/