Rusia nisi një sulm masiv me raketa dhe me dronë ndaj Ukrainës, duke shënjestruar infrastrukturën energjetike përgjatë mbrëmjes të së hënës, thanë zyrtarët ukrainas. Si pasojë e sulmit katër persona kanë vdekur dhe disa qytete pësuan ndërprerje të energjisë.
Gjatë sulmeve u përdorën mbi 100 raketa të llojeve të ndryshme dhe rreth 100 dronë Shahed, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e quajtur këtë një prej sulmeve më të mëdha në mbi 2 vjet e gjysmë lufte.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se zbuluan dhjetëra raketa dhe dronë që synonin pothuajse të gjitha rajonet e vendit, nga rajonet lindore të vijës së parë të Kharkiv dhe Dnipro deri në qytetin port jugor të Odesa-s, si dhe kryeqytetin Kiev./UBTNews/